Ndërlidhjet

logo-print

Gulen mallkon ata që shkarkuan policinë në Turqi


Turqi - Lideri islamik në opinion Fethullah Gülen dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Turqi - Lideri islamik në opinion Fethullah Gülen dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Fethullah Gulen, një klerik me ndikim shumë të madh në Turqi ka mallkuar përgjegjësit për spastrimin e oficerëve të policisë të përfshirë në hetimin për korrupsion.

Komentet e Gulen janë të parat për këtë rast, i cili ka prekur në zemër elitën qeverisëse në Turqi, thirrja e tij për dënim nga Perëndia, besohet se i ngrit hiset në krizën që shihet si sfida më e madhe që ka përballuar kryeministri Tayyip Erdogan në 11 vjetët sa është në pushtet.

Erdogan e ka quajtur aksionin anti-korrupsion, i cili prangosi dhjeta njerëz të afërt me qeverinë si një “operacion i ndyrë” i cili ka për qëllim për të minuar sundimin e tij.

“Ata që nuk e shohin hajnin, por shkojnë pas atyre që e ndjekin hajdutin, që nuk e shohin vrasjen por përpiqen të përgojojnë të tjerët duke akuzuar njerëz të pafajshëm – o Zot, sjell zjarr në shtëpitë e tyre, rrënoj shtëpitë e tyre, thyej unitetin e tyre”, ndëgjohet duke thënë Gulen në një porosi të regjistruar dhe të postuar në një prej portaleve të tij, raporton Reuters.

Dhjetëra shefa të policisë janë larguar nga postet e tyre komanduese prej se janë burgosur të dyshuarit në këtë rast.

Erdogan është përmbajtur nga përmendja e Gulen, i cili ka një ndikim të madh në polici dhe drejtësi, si njeri prapa hetimeve.

Por lëvizja “Hizmet” e Gulen-it është përplasur shpesh së fundi me Erdoganin.

Predikuesi turk jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1999.
XS
SM
MD
LG