Ndërlidhjet

Vriten 15 ushtarak në veri të Irakut


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 15 oficer të ushtrisë së Irakut janë vrarë të shtunën, njoftojnë autoritetet lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve reuters, e cila thirret në burimet e veta në ushtri, del se oficerët janë vrarë të shtunën gjatë një prite në krahinën Anbar me popullatë shumicë sunite.

Disa krerë të lartë të ushtrisë së këtij rajoni, janë në mesin e viktimave, shkruan agjencia reuters.

Dhuna sektariane në Irak është shtuar së fundi, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë ngre alarmin për ndihmë ndërkombëtare, për të ndal përshkallëzimin e mëtejmë të konfliktit të brendshëm, i cili mund të prek edhe vendet e tjera të rajonit.
XS
SM
MD
LG