Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti gjykon Morsin për rastin e tretë kundër tij


Egjipt - Presidenti i dikurshëm i Egjiptit, Muhammad Morsi gjatë një interviste me mediet në Kajro (Ilustrim)

Egjipt - Presidenti i dikurshëm i Egjiptit, Muhammad Morsi gjatë një interviste me mediet në Kajro (Ilustrim)

Presidenti i përmbysur i Egjiptit Muhammed Morsi do të gjykohet për ikjen nga burgu gjatë trazirave kundër paraardhësit të tij Hosny Mubarak në vitin 2011, njoftoi të shtunën prokuroria e shtetit.

Morsi është akuzuar bashkë me 30 të pandehur të tjerë, përfshirë anëtarë të tjerë të grupit të Vëllazërisë Myslimane dhe të militantëve të një grupi palestinez, Hamas.

Presidenti i përmbysur egjiptian përballet edhe me dy gjykime të tjera.

Në njërin, ai akuzohet për sponsorizim të terrorizmit dhe dëmtimit të sigurisë kombëtare duke konspiruar me organizata të huaja.

Në gjykimin e dytë, i cili do të rinis më 8 janar, ai akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme, që rezultuan me vdekjen e dhjeta demonstruesve.
XS
SM
MD
LG