Ndërlidhjet

Islamistët nigerian sulmojnë bazat ushtarake


Ilustrim
Ilustrim
Luftëtarë të sektit islamist nigerian Boko Haram, të pajisur me armatim anti-ajror dhe minahedhës kanë sulmuar barakat ushtarake në veri-lindje të shtetit dhe kanë luftuar për disa orë me forcat, njoftojnë autoritetet.

Ushtria tha se ka përdorur ushtrisë dhe aeroplanët gjatë sulmit të së premtës në qytetin Bama.

Ky është sulmi i dytë brenda muajit që ky grupacion kryen ndaj këtyre barakave.

Boko Haram, i cili synon të krijoj një shtet islamik nga Nigeria, shihet se kërcënimi më i madh i sigurisë në shtetin që është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.

“Ishin të armatosur deri në dhëmbë...Ende nuk kemi një pasqyrë reale të viktimave nga luftimet atje”, tha gjeneral-brigade Chris Olukolade.

Boko Haram ka marr përgjegjësinë për sulmin e koordinuar më 2 dhjetor në këtë bazë ajrore dhe barakat e tjera të ushtrisë në qytetin veri-lindor Maiduguri.

Ky ishte sulmi më i madh ndër vite në këtë qytet, i cili është po ashtu edhe vend-lindja e kësaj lëvizjeje islamiste radikale dhjetë vjet më parë.
XS
SM
MD
LG