Ndërlidhjet

Sudani Jugor - Kryekomandanti i bashkohet kryengritësve


Ilustrim

Ilustrim

Një top-komandant i ushtrisë së Sudanit Jugor, që kontrollonte qytetin Unity, një vend kyç i nxjerrjes së naftës në këtë shtet, ka kaluar në anën e forcave kryengritëse, njoftoi të shtunën një zëdhënës i armatës.

“Ne kemi humbur kontaktin me komandantin...dhe ka raporte se ai i është bashkuar forcave të Reik Machar”, tha zëdhënësi i ushtrisë Philip Auguer për agjencinë franceze të lajmeve afp.

Sipas tij, forcat shtetërore janë ende në kontrolli të zonës të cilën e kontrollonte ky komandant i ushtrisë.

Në anën tjetër, forcat ushtarake kanë avansuar të shtunën në drejtim të qytetit Bor, i cili po kontrollohet nga kryengritësit.

Fundjavën e shkuar kanë shpërthyer trazirat në këtë shtet, pasi nisën përleshjet ndërmjet të forcave besnike ndaj presidentit Salva Kiir dhe kryengritësve që përkrahin zëvendëspresidentin Riek Machar.
XS
SM
MD
LG