Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria izraelite plagos një të ri palestinez


Ilustrim

Ilustrim

Ushtarët izraelit kanë plagosur me armë zjarri një mashkull palestinez në Rripin e Gazës të shtunën, njoftojnë autoritetet.

Ashraf al-Qudra, zëdhënës në shërbimet emergjente të enklavave që kontrollohet nga Hamasi, i tha agjencisë franceze të lajmeve afp, se një 22 vjeçar është plagosur në lindje të Khan Yunis.

Viktima nuk ka plagë serioze, sipas tij, por se megjithatë është mbajtur në spitalin fushor.

Dëshmitarët i thanë kësaj agjencie, se izraelitët hapën zjarr kur një grup të rinjsh palestinez derisa po gjuanin zogjtë, iu afruan rrethojës mbrojtëse që ndaj territorin nga Izraeli.

Një zëdhënës i ushtrise së Izraelit e konfirmoi se ka pasur të shtëna në atë zonë.

“Në mëngjes terroristët u munduan që të vendosin eksploziv për të sulmuar ushtarët izraelit, që operojnë në afërsi të zonës mbrojtëse në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në një njoftim të ushtrisë dërguar medieve.

Tutje, aty shkruan se kur ky grup i dyshuar nuk i përgjigjej thirrjes së ushtarëve për t’u ndaluar, dhe kthyer prapa, atëherë ushtarët hapën zjarr “në pjesën e poshtme të ekstemiteteve të njërit nga të dyshuarit”.

Në anën tjetër, të premten, është vrarë një palestinez dhe katër të tjerë janë plagosur përgjatë kufirit mes dy shteteve.
XS
SM
MD
LG