Ndërlidhjet

Zhduket magnati kinez, pasi bleu kështjellën në Bordeaux


Ilustrim
Ilustrim
Një magnat kinez në hoteleri dhe një prodhues francez i verës, bashkë me dy persona të tjerë, dyshohet të kenë vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua të shtunën, pak orë pasi kishin nënshkruar marrëveshjen e shitjes së një kështjelle luksoze në Bordeaux, njoftoi policia franceze.

Lam Kok, që është pronar i grupit hotelier Brilliant në Hong-Kong, ka blerë Kështjellën e Rivierës me 60 hektarë tokë të premten, nga pronari i deridjeshëm James Gregoire.

Pas përmbylljes dhe nënshkrimit të shit-blerjes së kështjellës, Gregoire bashkë me djalin e tij 12 vjeçar, mori Kok-un bashkë me përkthyesin e tij për t’ua bërë një xhiro me helikopter, rreth pronës që i takon.

Shërbimet lokale të urgjencës thonë se helikopteri është rrëzuar pranë lumit Dordogne, në skaj të qytetit Lugon dhe ishullit Carnay.

Një trup i paidentifikuar është gjet në vendngjarje, ndërsa policia po vazhdon misioni e kërkim-shpëtimit.

Tash e një kohë, ndërmarrësit kinez kanë nisur t’i blejnë kështjellat e lashta franceze, kryesisht ato në rajonin e Bordeaux.
XS
SM
MD
LG