Ndërlidhjet

Arabia Saudite raporton edhe një të vdekur nga SARS-i


Ilustrim
Ilustrim
Arabia Saudite thotë se edhe një shtetas i saj ka vdekur nga një virus i ri respirator, i cili ka tiparet e njëjta sikur SARS-i, duke e çuar në 56 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë mbretëri.

Ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën se një 73 vjeçar, me sëmundje kronike ka vdekur në spitalin e Rijadit.

Viktima ishte në mesin e 136 personave të infektuar nga ky virus në Arabinë Saudite, prej se është hetuar për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.

Ministria po ashtu njoftoi se ka edhe tri raste të reja ku ka gjetur këtë virus, përfshirë dy gra të huaja që punojnë sistemin shëndetësor të mbretërisë, dhe një saudit.

Virusi i ri është i ndërlidhur me SARS-in, ose sindromin e ashpër akut të frymëmarrjes, i cili ka vrarë mbi 800 njerëz në nivel global, pas shpërthimit të epidemisë në vitin 2003.

Kjo sëmundje ngjitëse i takon familjes së viruseve që në të shumtën e raste shkakton kollitjen e zakonshme.
XS
SM
MD
LG