Ndërlidhjet

Sudani Jugor: Sulmohet aeroplani amerikan, plagosen tre ushtarë


Ilustrim

Ilustrim

Tre oficerë amerikanë janë lënduar kur aeroplani i tyre është goditur me plumba duke fluturuar mbi Sudanin Jugor, njoftojnë autoritetet amerikane të shtunën.

Aeroplani, sipas konfirmimit nga Washingtoni zyrtar, ishte duke fluturuar për të marrë shtetasit amerikanë të ngujuar në këtë shtet, i cili është në trazira të dhunshme tash e një javë.

Sipas medive ndërkombëtare, fluturakja amerikan është goditur me artileri kur po kalonte mbi Jonglei, që gjendet në veri të shtetit, që ishte arenë e përplasjeve të dhunshme mes rivalëve në shtetin më të ri afrikan.

Agjencia amerikane e lajmeve, AP, forcat kryengritësi kanë shtënë me artileri ndaj dy aeroplanëve amerikanë, të cilët po udhëtonin për në qendrën administrative Bor.

Të paktën, njëri nga ushtarët e lënduar, sipas AP-së, thuhet se është në gjendje kritike.
XS
SM
MD
LG