Ndërlidhjet

logo-print

Kina shqetësohet me rritjen e buxhetit ushtarak të Japonisë


Ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kines (Ilustrim)

Ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kines (Ilustrim)

Ministria kineze e mbrojtjes i quajti sot planet e Japonisë për rritjen e shpenzimeve ushtarake si shqetësuese për Azinë dhe mbarë botën.

Japonia ka lajmëruar para ca ditë se do të rrit shpenzimet e saj për ushtrisë për 2.6 për qind në një periudhë pesë vjeçe, duke blerë aeroplane për paralajmërim të hershëm, automjete, dhe aeroplanë për bartjen e trupave.

Zëdhënësi i ministrisë kineze të mbrojtjes, Geng Yansheng tha përmes një deklarate që postoi në portalin e ministrisë se Kina “kundërshton fuqishëm” planin e mbrojtjes që Japonia ka adoptuar të martën.

Ky është cilësimi i parë i këtij lloji për një dekadë që bënë Kina.

Geng shtoi se Japonia “vazhdon ta mohoj historinë e agresionit gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe se sfidon rregullin botëror pas kësaj lufte”.

Kjo deklaratë vjen në kohën e tensioneve të shtuara në Detin Lindor Kinez, për shkak të polemikave ndërmjet të Pekinit dhe Tokios, rreth ishujve të kontestuar në këtë zonë, të cilat kontrollohen nga Japonia, por Kina ka pretendime territoriale.
XS
SM
MD
LG