Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti somalez emëron kryeministrin e ri


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët somalezë kanë aprovuar të shtunën emërimin e kryeministrit të ri Abdiëeli Sheikh Ahmed, i cili u zotua se do të krijojë një kabinet më të gjerë dhe më efektiv.

Ahmed, një ekonomist, ka punuar më parë për Bankën Islamike të Zhvillimit në Arabinë Saudite.

Ai zëvendëson Abdi Farah Shirdon, i cili u rrëzua nga ky post, pasi ligjvënësit votuan për heqjen e tij, pasi nuk arriti të pajtohej me politikën e presidentit Hassan Sheikh Mohamud.

Donatorët perëndimorë druajnë se një vakuum i stërzgjatur në krye të qeverisë, mund t’i pengojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar institucionet shtetërore dhe mposhtjen e militantëve të ndërlidhur me Al-Kaidan, të cilët kontrollojnë krahinat e largëta rurale në jug dhe qendër të shtetit, që njihet edhe si Briri i Afrikës.

Kryetari i parlamentit tha se 243 nga 248 deputetë të parlamentit kanë votuar në favor të kryeministrit të ri Ahmed.

“Qeveria ime do të bashkëpunojë me parlamentin dhe institucionet e tjera. Do të emërojë së shpejti një kabinet të gjerë dhe efektiv. Qeveria ime do të përmirësoj sigurinë, shëndetësinë, arsimin dhe rindërtimin”, tha Ahmed pasi dha betimin solemn para deputetëve.

Përmbysja e presidentit Mohamed Siad Barre në vitin 1991, e zhyti Somalinë në trazira, të cilën periudhë e shfrytëzuan fillimisht despotët e luftës e mandej edhe militantët islamist.

Megjithatë, këto grupacione po humbin terrenin që nga viti 2001, pas presioneve nga ofensiva ushtarake e Unionit Afrikan.
XS
SM
MD
LG