Ndërlidhjet

Emiratet mbledhin $28M donacione për Sirinë


Jordani - Pamje nga lartë, e kampit të refugjatëve sirian në Zataari, në afërsi të qytetit Mafraq (Ilustrim)
Jordani - Pamje nga lartë, e kampit të refugjatëve sirian në Zataari, në afërsi të qytetit Mafraq (Ilustrim)
Në Emirate, një fushatë për grumbullimin e fondeve për refugjatët sirian që po përballen me kushte të vështira të dimrit në kampet e shteteve fqinjë, ka arritur të mbledh 28 milionë dollarë, lajmëroi sot Hëna e Kuqe.

Shefi i kësaj organizate humanitare, Mohammed Atiq, tha se në këtë aksion janë mbledh 102 milionë dirham, të cilat kur konvertohen bëjnë 27.8 milionë dollarë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje të hënën për mbledhjen e 12.9 miliardë dollarë në ndihma emergjente, për refugjatët në botë.

Gjysma e asaj shume, është paraparë vetëm për refugjatët dhe të shpërngulurit në Siri, të cilët kanë arritur në miliona njerëz.

Emiratet e pasura me naftë, sikur edhe shtetet e tjera fqinje në Gjirin Persik, i kanë dal në ndihmë forcave kryengritëse në Siri, të cilat po luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG