Ndërlidhjet

Arabët hedhin poshtë idetë e ShBA për Palestinën


Delegatët e përhershëm të Ligës Arabe, gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Përgjithshëm në Kajro, (Ilustrim)
Delegatët e përhershëm të Ligës Arabe, gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Përgjithshëm në Kajro, (Ilustrim)
Liga arabe ka hedhur poshtë sot propozimet amerikane të cilat do t’i lejonin ushtarëve izraelit që të stacionohen në kufirin lindor me shtetin e Palestinës, duke nënvlerësuar kështu përpjekjet e Shteteve të Bashkuara që të arrihet një pakt i paqes deri në muajin prill.

Gjatë mbledhjes urgjente që kishte thirr presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas të shtunën, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Nabil Elaraby tha se asnjë ushtar i vetëm izraelit nuk mundet me qenë në territorin e Palestinës së ardhshme.

Por rezoluta të cilën e lexoi në fund të takimit, nuk përsëriti gjuhën e ashpër kritikuese, i cili qarkulloi tek delegatët arab para mbledhjes.

Dokumenti, të cilin agjencia Reuters pretendon se e ka parë, thotë se propozimet e sigurisë që ka dhënë SHBA “i përmbush kërkesat ekspansioniste të sigurisë që ka Izraeli, dhe i garanton Izralit kontrollin e vazhdueshëm mbi Luginën e Jordanit në pretekstin e sigurisë”.

Burime palestineze kanë përshkruar në detaje planin amerikan, për t’i mundësuar ushtrisë izraelite praninë e vazhdueshme në 10 vjetët e ardhshëm në Luginën e Jordanit.

Izraeli argumenton se trupat e veta ushtarake duhet të qëndrojnë atje, për të parandaluar hyrjen e armëve ilegale dhe militantëve në Bregun Perëndimor.

Abbas ka kundërshtuar idenë që trupat izraelite të stacionohen përgjatë Luginës, por thotë se do të mund të pranonte një marrëveshje e cila parasheh që në vend të izraelitëve, të jenë ushtarët amerikan ata që do të bëjnë sigurimin e kufirit lindor.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i cili po bënë diplomaci fluturuese në relacionit Izrael-Palestinë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur “disa mendime” rreth aranzhimeve të ardhshme të sigurisë, por nuk ka dhënë asnjë detaj për këto plane.
XS
SM
MD
LG