Ndërlidhjet

Irani kritikon europarlamentarët pse takuan disidentët


Ilustrim

Ilustrim

Irani ka kritikuar parlamentarët evropian përse janë takuar me disidentë prominent gjatë një vizite që zhvilluan ata këtë muaj në republikën islamike.

Delegacioni tetë anëtarësh i Parlamentit të Evropës, gjatë një vizite gjashtë ditëshe që mbaroi të martën, ishin takuar me avokatin e të drejtave të njeriut Nasrin Sotoudeh dhe krijuesin e filmave Jafar Panahi.

Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA raportoi të dielën se zyrtarët e ambasadës greke në Teheran, të cilët kishin aranzhuar këtë takim, janë ftuar të shtunën nga ministria e jashtme për t’ua bërë të ditur “bezdinë” iraniane.

Kazeml Jalali, një ligjvënës konservativ, tha se në takim iu bë e ditur atyre se kjo paraqet “ndërhyrje në punë të brendshme të Iranit”.

Sotoudeh dhe Panahi, që të dytë ishin arrestuar në vitin 2009, menjëherë pas rizgjedhjes së kontestuar, atëbotë, të ish-presidentit të Mahmud Ahmedinejad.

Tek në shtator të këtij viti ishin liruar që të dytë, bashkë me dhjetëra të burgosur të tjerë, pas ardhjes në pushtet të presidentit të tij Hassan Rouhani, i cili mori detyrën në gusht nga Ahmedinejad.
XS
SM
MD
LG