Ndërlidhjet

logo-print

Khodorkovsky: Nuk i kthehem politikës


Gjermani - Mikhail Khodorkovsky gjatë intervistës me kryeredaktorin e magazinës 'New Times', në hotel 'Adlon' Berlin, 21 dhjetor, 2013

Gjermani - Mikhail Khodorkovsky gjatë intervistës me kryeredaktorin e magazinës 'New Times', në hotel 'Adlon' Berlin, 21 dhjetor, 2013

Tajkuni i dikurshëm rus i naftës Mikhail Khodorkovsky thotë në një intervistë të publikuar sot se ai nuk do të hyjë në politikë apo të kërkoj t’i kthehen prapa asetet e ish-kompanisë së tij të naftë, Yukos.

Në një intervistë dhënë magazinës ruse “The New Times”, Khodorkovsky thotë se nuk i është dhënë asnjë kusht për lirimin e tij nga burgu, por tha se i ka përcjell presidentit rus Vladimir Putin përmes një letre se “Unë nuk planifikoj që të përfshihem në politikë, dhe nuk e kam ndërmend që të luftojë për kthimin e pronës sime”.

Khodorkovsky është ribashkuar dje me famijen e tij në Gjermani.

Atij iu fal burgu të premten, si pjesë e amnistisë së Putinit dhe u lirua nga qelia e një burgu në Qarkun Arktik.

Ish-tajkuni rus pritet të paraqitet sot në një konferencë për shtyp në Berlin.

Khordorkovsky ishte i burgosur për 10 vjet, pasi ishte gjetur fajtor për mashtrim dhe evazion fiskal, për të cilat vepra mbështetësit e tij thonë se ishin të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG