Ndërlidhjet

Konfirmohet shpërthimi i gripit H5N2 në Kinën veriore


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një fermë e shpezëve në veri të Kinës është vënë në karantinë pasi është konfimuar nga autoritetet lokale, shpërthimi i gripit të shpezëve H5N2, njoftojnë mediet shtetërore.

125,700 pula janë vrarë pasi autoritetet kanë mbyllur dhe sterilizuar një zonë prej 3 kilometra katror, në afërsi të qytetit Baoding, në krahinën Hebei.

Mbi 4,000 pula raportohet se kishin vdekur në këtë fermë që nga e marta me simptome të gripit të dyshuar, raporton sot agjencia e lajmeve Xinhua.

Të mërkurën ndërkaq në këtë shtet ka vdekur një 73 vjeçe e cila ishte viktima e parë të një lloji të ri të gripit të shpezëve.

Kina ka raportuar 142 raste, prej të cilat 45 kanë vdekur, nga një lloj i ri i gripit të shpezëve H7N9, që kur është zbuluar në mars të këtij viti.

Gripi i shpezëve, ose avian influenza, është një sëmundje ngjitëse me origjin nga shtazës, e cila shkaktohet nga viruset të cilat normalisht prekin shpezët, dhe më rrallë edhe derrat.

Ky grip mund të jetë fatal për njerëzit.

Në tetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë pati thënë se nuk ka gjetur ende asnjë provë të “qëndrueshme” se virusi mund “të transmetohet nga njeriu në njeri”.
XS
SM
MD
LG