Ndërlidhjet

Irani ankohet se pak është arrit me bisedimet në Gjenevë


Ilustrim

Ilustrim

Një negociator iranian thotë se po ecin ngadal bisedimet teknike ndërmjet të Iranit dhe fuqive botërore rreth mënyrës se si të zbatohet një marrëveshje e brendshme për programin bërthamor të Teheranit.

Zëvendësministri i jashtëm Abbas Araqchi i tha agjencisë se lajmeve të republikës islamike se bisedimet në Gjenevë, pritet të vazhdojnë të dielën.

Araqchi nuk po merr pjesë në këto bisedime, që kanë nisur të enjten.

Sipas marrëveshjes së paralajmëruar mes palëve më 24 nëntor, Irani është pajtuar ul pjesë të programit të vet bërthamor për një periudhë gjashtë mujore.

Në këmbim, Iranit do t’i hiqen pjesërisht sanksionet e perëndimit.

Kjo periudhë gjashtë mujore, e cila nuk ka filluar ende, ka për qëllim që t’i jep Iranit dhe fuqive botërore kohën e nevojshme për të përpiluar një marrëveshje afatgjate, që ka për synim ndaljen e konfliktit 10 vjeçar për dyshimet se Irani po kërkon që të ndërtoj arsenal bërthamor.
XS
SM
MD
LG