Ndërlidhjet

Kamikazi vret gjashtë civil në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën gjashtë persona janë vrarë sot kur një sulmues vetëvrasës ka hedh veten në erë në lindje të Libisë.

Sulmi ka ngjarë në zonën lindore të qytetit Benghazi, ndërsa sipas autoriteteve numri i të lënduarve është i madh, dhe ende i pakonfirmuar.

Benghazi, është vendi i lindjes së kryengritjes në vitin 2011, që përmbysi Moamer Gaddafin nga pushteti, dhe së fundi është bërë arenë e përplasjeve të dhunshme ndërmjet të grupeve të armatosura, kundër zyrtarëve qeveritar apo interesave të huaja.

Lidershipi i ri i Libisë është duke bërë përpjekje që të ushtroj autoritetin gjithandej vendit, dhe të kthej sigurinë për qytetarët.
XS
SM
MD
LG