Ndërlidhjet

Vriten gjashtë veta në një shkollë në Homs të Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Shpërthimi i një makine bombë në afërsi të një shkolle në krahinën Homs të Sirisë ka lënë gjashtë veta të vdekur.

Sulmuesi vetëvrasës ka detonuar makinën e mbushur me eksploziv të dielën në një vendbanim të shiitëve mysliman të Umm al-Amed.

Observatoriumi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA njofton ndërkaq se pesë fëmijë kanë pësuar nga ky sulm, si dhe dy punëtorë të shkollë.

SANA ka fajësuar terroristët për këtë sulm, një referencë kjo për kryengritësit sirian.
Umm al-Amed është vendbanim i shitëve mysliman, që janë të afërt me sektin Alavi të presidentit Bashar al-Assad.

Opozita siriane është Sunni për nga besimi, dhe përbënë shumicën në këtë shtet.

Vëzhguesit thonë se si sulmet në këtë shtet ilustrojnë se si Siria, pas gati tre vjet lufte civile, po shndërrohet shpejt në luftë sektariane.
XS
SM
MD
LG