Ndërlidhjet

logo-print

Rekord i ri botëror në vrapim 500km për 86 orë


Ilustrim

Ilustrim

Vrapuesja e Zelandës së Re, Kim Allen ka kaluar 500 kilometra për 86 orë, dhe ka vendosur kështu rekordin e ri në “vrapimin pa gjumë”.

Alen ka nisur garën në Aukland të Zelandës së Re të enjten në orën gjashtë të mëngjesit, sipas kohës lokale, ndërsa e ka përfunduar të dielën në orën 21h35.

Rekordi i deritashëm i distancave ultra të gjata në vrapim, e ka mbajtur një vrapuese amerikane Pam Rid, e cila kishte tejkaluar 486 kilometra për 80 orë, pa fjetur hiq.

Rid kishte vendosur këtë rekord botëror në vitin 2005.

Siç raportojnë mediet në Zelandë të Re, Kim Allen ka mbushur këtë vit 47 vjet, dhe është nënë e katër fëmijëve.
XS
SM
MD
LG