Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt-Gjykata burgos aktivistët për shkak të protestave


Egypt - Mijëra protestues në sheshin Tahrir të Kajros, duke kërkuar largimin e presidentit Muhamed Morsi (Ilustrim)

Egypt - Mijëra protestues në sheshin Tahrir të Kajros, duke kërkuar largimin e presidentit Muhamed Morsi (Ilustrim)

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar të dielën, tre aktivistë të lartë me nga 3 vjet burg për secilin, për rolin e tyre në protestat e fundit.

Ky rast gjyqësor ka ngrit dyshimet tek grupet e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, se sistemi juridik në Egjipt po thellohet dita ditës në kufizimin e lirive politike për banorët.

Të tre aktivistët Ahmed Maher, Ahmed Douma dhe Mohamed Adel, ishin figura prominente në lëvizjen për ndryshim.

Ata kishin qenë ndër të parë që kanë nxitur protestat e vitit 2011 që shkaktuan rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak nga pushteti.

Të dënuarit do të duhet të paguajnë edhe nga 5000 euro gjobë.
XS
SM
MD
LG