Ndërlidhjet

3 bomba shpërthejnë në Tajlandë, plagosen 27 veta


Tajlandë - Njësiti i deminimit në vendngjarje duke inspektuar mbetjet pas shpërthimit të bombës para stacionit të policisë, 22 dhjetor, 2014
Tajlandë - Njësiti i deminimit në vendngjarje duke inspektuar mbetjet pas shpërthimit të bombës para stacionit të policisë, 22 dhjetor, 2014

Tri bomba kanë shpërthyer të dielën në jug të Tajlandës, duke plagosur dhjeta njerëz, njoftojnë autoritetet ndërsa dyshojnë se ato janë detonuar nga kryengritës islamik.

Guvernatori i krahinës Sondkhla, i tha medieve lokale se 27 veta janë plagosur, prej të cilëve katër janë në gjendje kritike.

Policia njoftoi se një makinë bombë që ishte e parkuar përballë një hoteli në Songkhla ka shkaktuar dëmet më të mëdha.

Dy bombat e tjera, të lidhura në motoçikleta janë detonuar jashtë dy stacioneve të ndryshme të policisë, thonë autoritetet.

Më se 5,000 njerëz janë vrarë në Tajlandën budiste, në tri krahinat me shumicë myslimane në jug të shtetit, prej se rrebelët islamist nisën kryengritjen e tyre në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG