Ndërlidhjet

logo-print

OKB-ja evakuon pjesërisht personelin nga Sudani Jugor


Sudani Jugor - Sudanezo jugorët po ikin nga kryeqyteti Juba, ku tensionet janë shtuar, ndërsa popullata po frikësohet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, 21 dhjetor 2013

Sudani Jugor - Sudanezo jugorët po ikin nga kryeqyteti Juba, ku tensionet janë shtuar, ndërsa popullata po frikësohet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, 21 dhjetor 2013

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor njofton se ka nis të zhvendos stafin jo-kritik nga kryeqyteti Juba, për në Uganda, nga frika e përshkallëzimit të dhunës nga luftimet e ushtrisë me forcat rrebele.

Ky mision lajmëroi të dielën se i gjithë personeli i saj në qytetin Bor, janë evakuuar për në Juba.

Bor, është kryeqyteti i shtetit Jonglei, dhe vazhdon të jetë skenë e luftimeve të ashpra.

Të shtunën tre aeroplan ushtarak amerikan që ishin nisur për të evakuuar shtetasit amerikan nga Bor, janë qëlluar me artileri, me ç’rast katër ushtarë amerikan janë plagosur.

Të premten ndërkaq në të njëjtin rajon, një helikopter i OKB-së është rrëzuar.

Vala e fundit e dhunës në shtetin më të ri të botës, ka vrarë qindra civilë, ndërsa liderë botëror kanë shfaqur brenga për një luftë eventuale civile në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG