Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra suedezë në protestën anti-racizmit


Suedi - Protestuesit vizatojnë grafite në tokë, gjatë protestes kundë racizmit, në Stokholm, 22 dhjetor 2013

Suedi - Protestuesit vizatojnë grafite në tokë, gjatë protestes kundë racizmit, në Stokholm, 22 dhjetor 2013

Mijëra suedezë kanë dal në rrugët e Stokholmit të dielën në një protestë kundër racizmit, që vjen pas një sulmi që neo-nazistët kryen fundjavës së kaluar, njofton policia.

Protesta u thirr për t’u solidarizuar me një grup protestuesish, të cilët javën e kaluar u sulmuan me shishe e gjësende të forta, nga dhjetëra neo-nazistë në paralagjen Karrtorp.

Dy protestues ishin therur me thikë, kurse policia kishte prangosur 26 neo-nazistë të dyshuar për sulm ndaj protestuesve të qetë.

Suedia ka qenë për një kohë të gjatë bastion i tolerancës, por së fundi po përjeton ngritjen e grupeve të djathta ekstreme, pasi edhe emigracioni është shtuar në këtë vend.

Partia anti-emigracion, Demokratët Suedezë, ka arritur kuotën prej 10 përqind në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të caktuara më 2014.
XS
SM
MD
LG