Ndërlidhjet

Shimon Peres dëshiron paqe për Krishtlindje


Jerusalem - Presidenti i Izraelit Shimon Peres (Ilustrim)

Jerusalem - Presidenti i Izraelit Shimon Peres (Ilustrim)

Presidenti i Izraelit Shimon Peres dha të dielën urimin e tij për Krishtlindjet për të krishterët në mbarë botën, gjatë festës ku iu bashku arabëve të krishterë në Izrael.

“Ne të gjithë i lutemi të njëjtit Zot, dhe të gjithë lutemi për të njëjtën gjë – që Zoti të na sjell paqe për të gjithë ne dhe në veçanti, që vajzat dhe djemtë e rinj, të mos përjetojnë më luftërat dhe urrejtjen”, tha ai derisa qëndroi në një kishë në Ramla, një qytezë e vogël arabe në Izraelin qendror afër Tel Avivit.

Laureati i çmimit Nobel për Paqe, është pritur nga fëmijët që kishin kapelat e babadimrit në kokë, dhe këndonin për Kërshëndellat në gjuhën angleze, arabe dhe hebreje.

Shumica e banorëve të Izraelit si dhe Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës janë mysliman suni, por një pakicë e vogël janë të krishterë, shumica e tyre ortodoks grek.
XS
SM
MD
LG