Ndërlidhjet

Gjendet një varrezë masive në Shri Lankë


Shri Lanka - Një burrë kalon pranë një murali, ku portretizohet lufta ndërmjet të ushtrisë së Shri Lankës dhe Tigrave Tamil në Kolombo (Ilustrim)

Shri Lanka - Një burrë kalon pranë një murali, ku portretizohet lufta ndërmjet të ushtrisë së Shri Lankës dhe Tigrave Tamil në Kolombo (Ilustrim)

Zbulohet një varreze masive në ish-zonën e luftës në Shri Lankë, katër vjet pas përfundimit të konfliktit që kur ushtria mposhti kryengritësit tamil, njoftoi policia të dielën.

Punëtorët e një kompanie ndërtimi në qakun bregdetar të Mannar kanë has në të paktën 10 skelete të njerëzve që ishin varrosur në vendin ku ata po hapën gropë për të ndërtuar një ujësjellës të ri, thotë policia.

Ekipi mjeko ligjor në vendngjarje, ende nuk ka mundur që të përcaktoj se sa veta janë varrosur aty, apo kohën e vdekjes së tyre.

Megjithatë, kjo është hera e parë që gjendet në këtë ish-zonë të luftës, prej kur shteti shpalli fitoren kundër guerilëve që i përkasin Tigrave Tamil në maj të vitit 2009.

Si qeveria ashtu edhe kryengritësit janë akuzuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës që zhvilluan për 37 vjet rresht.

Shri Lanka ka hedhur poshtë akuzat se trupat e saj ushtarake kanë vrarë mbi 40 mijë civil, në muajt e fundit të luftimeve.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën 100,000 njerëz janë vrarë në luftën ndërmjet të Shri Lankës dhe Tamilëve.
XS
SM
MD
LG