Ndërlidhjet

logo-print

Treni del nga binarët në Nairobi, lëndohen dhjetë veta


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 1o persona janë lënduar, pasi një tren ka dal nga binarët të dielën në Nairobi, dhe u përplas në shtëpitë përreth, për ç’gjë ekipet shpëtimtare dhe banorët përreth druajnë se mund të ketë më shumë viktima.

“Në total, 10 persona janë duke u trajtuar në spitalin kombëtar Kenyatta”, tha një punëtor i Kryqit të Kuq në vendngjarje për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Lokomotiva dhe vagonët e përmbysur vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje, ndërsa po afrohet terri dhe operacioni i kërkim shpëtimit po vështirësohet, thonë ekipet shpëtimtare.
XS
SM
MD
LG