Ndërlidhjet

logo-print

Bombat-fuçi vrasin 42 civilë në Aleppo


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 42 civilë kanë vdekur, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, nga sulmet e sotme që kryen helikopterët ushtarak sirian që lëshonin bomba artizanale në krahinën veriore Aleppo, njofton një grup për të drejtat e njeriut.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Lindër, tha se disa janë kryer sot në Aleppo, por se më i madhi ishte në Hanano.

Të paktën gjashtë fëmijë janë në mesin e viktimave.

“Është goditur një konvojë me makina që udhëtonte për në Hanano, ku shumica prej automjeteve janë shkatërruar tërësisht. Të gjithë udhëtarët ishin civilë”, njoftoi ky grup.

“Bombat-fuçi” po quhen bombat artizanale që po përdor regjimi regjimi i Bashar al-Assad në luftën kundër forcave kryengritëse, pasi po i mbush fuçitë me eksploziv TNT, dhe të njëjta po i lëshon nga ajri.

Shpërthimi i një bombe të tillë, shkakton detonim të fuqishëm dhe dëme të mëdha.
XS
SM
MD
LG