Ndërlidhjet

Mbreti saudit cakton djalin si guvernator të Mekas


Arabi Saudite - Pamje e përgjithshme e faljes në Xhaminë e Madhe në Meka, (Ilustrim)

Arabi Saudite - Pamje e përgjithshme e faljes në Xhaminë e Madhe në Meka, (Ilustrim)

Mbreti Abdullah ka emëruar djalin e tij, Princin Mishaal, si guvernatorin e ri të vendit më të shenjtë të islamit, Meka, shkruajnë mediet lokale.

Posti i ri për princin 43 vjeçar, i cili është djali i gjashtë i mbretit, konsiderohet se një ndër pozitat më prestigjioze në Arabinë Saudite.

Krahina të cilën do t’i nënshtrohet urdhërave të tij, përfshinë Qabën dhe qytetin Jiddah që shtrihet buzë Detit të Kuq.

Princi Mishaal ishte paraprakisht guvernator i Najran, i cili kufizohet me Jemenin.

Ai merr këtë post nga vëllau i tij 73 vjeçar, Princi Khalid, i cili mbikëqyri punët në Meka në gjashtë vjetët e fundit.

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve shkruan se Princi Khalid tani është emëruar si ministri i ri i arsimit, pasi Princi Faisal që mbante këtë post, ka kërkuar që të lirohet nga detyra.
XS
SM
MD
LG