Ndërlidhjet

Kuçi: Kosova dhe Mali i Zi – kontroll i përbashkët i kufirit


Hajredin Kuçi
Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet së bashku ta kontrollojnë kufirin ndërmjet tyre, në mënyrë që të luftohet kontrabanda.

“Kemi kontroll të mirë të kufirit” me Malin e Zi, tha Hajredin Kuçi në intervistën për televizionin Atlas në Podgoricë, dhe ka shtuar se në anën e Kosovës është policia, ngandonjëherë aty janë edhe KFOR-i e EULEX-i.

Mëtutje, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se “më së miri do të ishte, sikur me Malin e Zi të kishin një kontroll, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë”.

Zoti Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, t’i këmbejnë ambasadorët.

Poashtu, ai është shprehur se pret që Podgorica dhe Prishtina ta nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për luftë më efikase kundër krimit.
XS
SM
MD
LG