Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: U lirua pjesëtarja e grupit Pussy Riot


Maria Alyokhina në gjykatë pas grilave

Maria Alyokhina në gjykatë pas grilave

Maria Alyokhina, pjesëtare e grupit muzikor në Rusi, Pussy Riot, është liruar nga burgu në Nizhni Novgorod, pasi është amnistuar, ka deklaruar avokati i saj.

Javën e kaluar, Duma shtetërore ruse, unanimisht ka votuar në favor të legjislacionit për amnisti, që ka efekt edhe në dy pjesëtare të këtij grupi, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, e cila, megjithatë ende mbetet në burg.

Këto të dy këngëtare është dashur që të lirohen në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur bëhen dy vjet të dënimit me burg për huliganizëm.

Ato ishin dënuar për shkak të një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në një kishë në Moskë.
XS
SM
MD
LG