Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Një ukrainas e ka hedhur djalin 3 vjeçar nga kati i 52-të


Pamje nga Menhetëni në Nju Jork

Pamje nga Menhetëni në Nju Jork

Policia në Nju Jork thotë se një imigrant nga Ukraina, qartazi e ka hedhur djalin e tij 3 vjeçar nga kati i 52-të i një ndërtese banimi në Menhetën, ndërsa më vonë ka kërcyer edhe vetë, duke bërë vetëvrasje.

Personi është identifikuar si Dmitriy Kanarikov, 35 vjeçar.

Policia tha se djali i tij 3 vjeçar, Kirill Kanarikov, është shpallur i vdekur në spital.

Policia tha se ky person jetonte në Bruklin dhe nuk ishte banor i ndërtesës nga kërceu.

Autoritetet thonë se Kanarikov ishte i involvuar në një mospajtim me gruan e tij të ndarë, që ishte nëna e djalit 3 vjeçar.

Zyrtarët thanë se nëna kishte të drejtë të kujdestarisë ndaj djalit dhe supozohet se Kanarikov është dashur ta dorëzoj të birin te nëna e saj në selinë e policisë, të dielën pasdite.
XS
SM
MD
LG