Ndërlidhjet

logo-print

Alyokhina: Amnistia – marketing i vonuar


Maria Alyokhina duke folur për media në stacionin e trenave në Nizhny Novgorod

Maria Alyokhina duke folur për media në stacionin e trenave në Nizhny Novgorod

Pjesëtarja e grupit muzitor rus, Pussy Riot, Maria Alyokhina, që sot është liruar nga burgu, në bazë të legjislacionit të ri për amnisti, thotë se ajo do ta kishte refuzuar mëshirën e presidentit rus, Vladimir Putin, siku një gjë e tillë të ishte e mundur.

Në një intervistë për televizion Dozhd, pas lirimit të saj nga burgu në Nizhny Novgorod, Alyokhina tha se ajo nuk mund të vendos që të mbetet në burg apo jo, por vlerësoi se amnistia ishte “marketing i vonuar”.

Javën e kaluar, Duma shtetërore ruse, unanimisht ka votuar në favor të legjislacionit për amnisti, që ka efekt edhe në dy pjesëtare të këtij grupi, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, e cila, megjithatë ende mbetet në burg.

Këto të dy këngëtare është dashur që të lirohen në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur bëhen dy vjet të dënimit me burg për huliganizëm.

Ato ishin dënuar për shkak të një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në një kishë në Moskë.
XS
SM
MD
LG