Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar i NATO-s


Pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan
Pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan
NATO-ja thotë se një pjesëtar i saj është vrarë gjatë një sulmi në pjesën lindore të Afganistanit.

Në njoftimin e sotëm, aleanca tha se ushtari ishte vrarë nga sulmi direkt i forcave armiqësore.

Koalicioni ndërkombëtar në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, nuk ka dhënë më tepër detaje, e as nuk e ka publikuar kombësinë e ushtarit të vrarë.

Pas kësaj vrasjeje, numri i ushtarëve të vrarë të NATO-s, këtë muaj në Afganistan, ka arritur në tetë.

Javën e kaluar, nga përplasja e një helikopteri ushtarak gjatë misionit në provincën jugore Zabul, u vranë gjashtë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG