Ndërlidhjet

Rusi: U liruan nga burgu të dy pjesëtaret e grupit Pussy Riot


Maria Alyokhina (majtas) dhe Nadezhda Tolokonnikova

Maria Alyokhina (majtas) dhe Nadezhda Tolokonnikova

Anëtarja e grupit muzikor rus, Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova, është liruar sot nga spitali i burgut në qytetin Krasnojarsk, pasi është amnistuar.

Ajo u lirua disa orë, pas lirimit të anëtartes tjetër të këtij grupi, Maria Alyokhina, në Nizhny Novgorod.

Në një intervistë për televizion Dozhd, pas lirimit të saj, Alyokhina tha se ajo nuk mund të vendos që të mbetet në burg apo jo, por vlerësoi se amnistia ishte “marketing i vonuar”.

Javën e kaluar, Duma shtetërore ruse, unanimisht ka votuar në favor të legjislacionit për amnisti, që ka efekt edhe në dy pjesëtare të këtij grupi, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, e cila, megjithatë ende mbetet në burg.

Këto të dy këngëtare është dashur që të lirohen në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur bëhen dy vjet të dënimit me burg për huliganizëm.

Ato ishin dënuar për shkak të një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në një kishë në Moskë.
XS
SM
MD
LG