Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Thaçi i uroi besimtarët katolikë për Krishtlindje


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjit, me të cilin atij dhe besimtarëve katolikë u uron festën e Krishtlindjeve.

Kjo festë bartë me vete “mesazhin e paqes, të lindjes, mbarësisë dhe humanizmit, vlera këto të njerëzimit, që i bashkojnë mendjet e shpritrat për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë”, thuhet, poas tjerash, në telegramin e zotit Thaçi.

Mëtutje, në faqen në Internet të kryeministrisë së Kosovës, theksohet se “Festa e Krishlindjeve është ndër ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit të krishterë dhe mbarë njerëzimit, prandaj uroj që toleranca, paqja dhe dashuria mes njerëzve të mbretëroj në këtë ditë feste”.

Zoti Thaçi ka shprehur edhe “respektin dhe urimin, për përfaqësuesit e organizatave dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë të cilët në këtë ditë janë larg familjeve të tyre, në shërbim të qytetarëve dhe të paqes përmes misioneve të ndryshme diplomatike dhe të sigurisë”.

“Duke përgëzuar gjithë besimtarët e krishterë në Kosovë dhe kudo që janë, uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë pranë familjeve dhe të dashurve, me shëndet, mirëqenie dhe përmbyllje të suksesshme të vitit që po e lëmë pas”, thuhet në fund të telegramit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG