Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi në Bagdad – ushtarë dhe policë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Së paku 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë irakiane janë vrarë gjatë sulmeve të sotme në Irak.

Zyrtarët e sigurisë thanë se nga sulmi kundër një baze ushtarake në pjesën perëndimore të kryeqytetit Bagdad, janë vrarë katër oficerë dhe dy policë.

Agjencia AP, poashtu, raporton se nga eksplodimi i një bombe në këtë hapësirë janë vrarë dy ushtarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Këto incidente të rënda ndodhën dy ditë pasi 5 oficerë të larë ushtarakë dhe 10 ushtarë u vranë gjatë një operacioni kundër militantëve në provincën perëndimore Anbar, që kryesisht është e banuar me popullatë shumicë sunite.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti nga dhuna në Irak janë vrarë më tepër se 8 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG