Ndërlidhjet

Egjipt: Dënim me burg për tre liderë të kryengritjes


Pamje nga Sheshi Tahrir në kryeqytetin Kajro të Egjiptit

Pamje nga Sheshi Tahrir në kryeqytetin Kajro të Egjiptit

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar me nga tri vjet burg, tre aktivistë të njohur, që kanë udhëhequr në kryengritjen e vitit 2011, që ka çuar në përmbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak, para tri vitesh.

Aktivistët Ahmet Maher, Ahmed Douma dhe Muhammad Adel, janë shpallur fajtorë për involvim në protestë të paautorizuar.

Autoritetet, poashtu, i kanë akuzuar ata për sulm ndaj policisë.

Ky është vendimi i parë gjyqësor kundër protestuesve jo-islamikë, prej përmbysjes së presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi, nga ana e ushtrisë në korrik të këtij viti.

Sipas një ligji të ri në Egjipt, që është miratuar në nëntor të këtij viti, për organizimin e protestave duhet të paraqitet kërkesa tek autoritetet, disa ditë më herët.
XS
SM
MD
LG