Ndërlidhjet

Pakistan: Banorët e akuzojnë ushtrinë për vrasjen e civilëve


Pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit

Pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit

Banorët e rajonit fisnor në Pakistan, Vaziristani Verior, e kanë akuzuar ushtrinë për vrasjen e dhjetëra civilëve gjatë një ofensive kundër militantëve.

Banorët lokalë thonë se më se 50 vetë janë vrarë prej javës së kaluar, kur ushtria e filloi ofensivën në këtë territor.

Ushtria e Pakistanit ka shpallur orë policore në këtë rajon, në të cilin thuhet se mbretëron anarki, ndërsa banorët thonë se shumë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, pas disa ditëve të bombardimeve dhe bastisjeve.

Vaziristani Veriore, që gjendet përgjatë kufirit me Afganistanin, është bazë e talibanëve pakistanezë dhe e militantëve të tjerë të ndërlidhur me al-Kaidën.

Ushtria e ka filluar operacionin këtë muaj, pasi 18 militantë e sulmuan me bomba një bazë ushtarake në rajonin Mir Ali të Vaziristanit Verior.

Zyrtarët e Pakistanit thonë se disa militantë janë vrarë gjatë përleshjeve.
XS
SM
MD
LG