Ndërlidhjet

BE: Serbisë i jepen 178 milionë euro


Stefan Fyle
Stefan Fyle
Komisioni Evropian e ka miratuar programin kombëtar për Serbi, me të cilin i lejohet shuma prej 178.8 milionë eurosh për reforma.

Sipas Instrumentit për ndihmë para-pranimit për Serbinë, me këtë fond do të ndihmohet Serbia për të bërë ndryshime në sektorët siç janë administrata publike, transporti, energjia, ambienti dhe agrikultura.

Në kumtesën e tij, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, tha se viti 2013 ishte “historik për Serbinë”, meqë Brukseli ka vendosur t’i hapë bisedimet për anëtarësim me Beogradin, dhe njëherësh, Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim është bërë fuqiplotë.

Fyle tha se Serbisë nga BE-ja do t’i jepen gjithsej 6.2 miliardë euro në fondet para-anëtarësimit.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka shpallur se me Serbinë i fillon negociatat për pranim më 21 janar 2014, pasi ministrat e BE-së, “i kanë njohur reformat dhe përpjekjet për normalizim” nga Serbia në raport me Kosovën.
XS
SM
MD
LG