Ndërlidhjet

Tikrit - Sulmohet me bomba televizioni, vdesin 5


Ilustrim
Ilustrim
Është sulmuar sot një televizion lokal në veri të Bagdadit nga një grup i personave të armatosur, duke vrarë pesë persona, njoftojnë autoritetet

Sipas një zyrtari të policisë, disa sulmues vetëvrasës kanë hyrë në zyrat e kanalit televiziv Salaheddin në Tikrit, ku kanë hedh disa bomba në brendi të ndërtesës.

Në mesin e të vrarëve është një gazetar, drejtori i televizionit dhe tre nëpunës të tjerë teknik të këtij mediumi.

Tre persona janë lënduar nga shpërthimet.

Dëshmitarët thanë se një makinë-bombë ka shpërthyer jashtë rrethojave të ndërtesës, e cila po ashtu shërben si seli e kanalit Iraqiyah.

Forcat e sigurisë, siç raportohet, kanë rrethuar ndërtesën, pjesë të së cilës ishin përfshirë nga flakët.

Gazetarët janë bërë cak i shpesht kohë të fundit në Irak, ku shtatë prej tyre janë vrarë që nga muaji tetor.

Gjetiu në Irak, të paktën gjashtë pjesëtarë të forcave të rendit janë vrarë në sulme të ndryshme.

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në Irak këtë vit nga dhuna sektariane, që është shifra më e lartë që prej vitit 2008.
XS
SM
MD
LG