Ndërlidhjet

Dimri ngrin Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 200,000 mijë njerëz në qytetin më të madh të Kanadasë vazhdojnë të jenë të shkëputur nga rrjeti elektrik, si pasojë e një stuhie të akullt gjatë vikendit që bëri kërdi nëpër Ontario dhe bregun përreth Atlantikut, tha të hënën kryetari i Torontos Rob Ford.

“Besoj se më e keqja ka kaluar”, tha Ford.

Rreth 75,000 njerëzve në qytet, u është kthyer qasja në rrjetin energjetik, shtoi ai.

Shiu në temperaturat e ulta, shndërroi rrugët dhe trotuaret në pista të patinazhit të dielën, ndërsa ka prekur planet e festave të shumë qytetarëve atje.

Dita e parë e dimrit të vërtetë të akulltë solli edhe erëra të fuqishme në pjesën e epërme të Shteteve të Bashkuara, kurse përmbytje në jug.

Qindra mijëra njerëz nga Michigan e deri në Maine, kanë mbetur pa energji elektrike të hënën në mëngjes.

Sipas autoriteteve, mund të kalojnë ditë derisa dritat të kthehen gjithandej.

Të paktën nëntë vdekje i janë atribuar stuhive në Shtetet e Bashkuara, përfshirë pesë persona që vdiqën nga përmbytjet në Kentucky, tri vdekjeve në trafik në rrugët e ngrira në Oklahoma, dhe atë të një gruaje e cila vdiq pasi tornadoja me erëra deri në 209 km/h goditi shtetin Arkansas.

Pesë persona vdiqën në Kanadanë qendrore nga aksidentet zinxhirore në autostrada, që u shkaktuan nga moti i ligë.

Sipas kryebashkiakut të Torontos, kjo stinë është më e keqja ndonjëherë në historinë e qytetit të Torontos.
XS
SM
MD
LG