Ndërlidhjet

Vdesin 20, evakuohen 40 mijë njerëz në Brazil


Ilustrim
Ilustrim
Enti për emergjenca në Brazil thotë se përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut kanë lënë të vdekur 20 persona, kurse mbi 40,000 njerëz kanë qenë të detyryar të largohen nga shtëpitë e tyre në pjesën jug-lindore të shtetit.

Departamenti i mbrojtjes civile në shtetin Minas Gerais shkruan në portalin e vet, se 14 njerëz kanë vdekur në territorin e saj për shkak të përmbytjeve.

Sipas të dhënave në këtë portal, rreth 1000 persona janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, dhe të strehohen gjetiu në ndërtesat publike, ose të afërm.

Ndërkaq departamenti i mbrojtjes civile në shtetin Espirito Santo, thotë se gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet atje.

Sipas këtij enti për emergjenca, mbi 40,150 njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumenjtë dhe rrëshqitjes së dheut si pasojë e vërshimeve.
XS
SM
MD
LG