Ndërlidhjet

Mikhail Kalashnikov, puna e të cilit si dizajner i armëve për Bashkimin Sovjetik është bërë e pavdekshme në botën e markave të armëve më të popullarizuara, ka vdekur sot në moshën 94 vjeçe.

AK 47-a, apo siç njihet ndryshe si “automati Kallashnikov”, është arma e preferuar e kryengritësve, terroristëve por edhe ushtarëve të rregullt.

Vlerësohet se mbi 100 milion armë të tilla, janë të shpërndara gjithandej në botë.

Kalashnikov vdiq të hënën në një spital të Izhevsk, që është kryeqyteti i Republikës Udmurtia ku jetonte, njoftoi kryetari i këtij rajoni Viktor Chulkov.

Ai thoshte shpesh e personalisht nuk ndihet keq për kontributin e tij në gjakderdhjet në vendet e krizave.

“Unë flej rehat. Janë politikanët ata që duhet fajësuar për dështimin e arritjes së një marrëveshjeve, për t’iu kthyer dhunës dhe konflikteve”, ka thënë ai në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG