Ndërlidhjet

Yanukovych fal protestuesit e arrestuar


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych ka nënshkruar sot një dekret për të liruar nga burgu të gjithë ata persona që janë arrestuar gjatë protestave të fundit pro-evropiane.

Në një njoftim nga presidenca thuhet se amnistia “është dërguar për publikim” dhe se ajo ndërlidhet me të gjitha ata persona të arrestuar gjatë demonstratave pro-BE, që u zhvilluan në Ukrainë prej 21 nëntorit e tutje.

Në dekret shkruan të gjitha rastet kriminale të hapura kundër pjesëmarrësve në protesta, që nga 21 nëntori, do të mbyllen kurse të burgosurit do të lirohen.

Protestat nisën në Kiev dhe qytetet e tjera, pasi qeveria lajmëroi se po ndërpren bisedimet me Bashkimin Evropian pasi refuzoi të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, për shkak të përafrimit me Rusinë.

Qindra mijëra njerëz mblidheshin në demonstratat e para.

Por numrat nisën të bien, prej kur presidenti Yanukovych nënshkroi javën e shkuar me homologun e tij rus Vlladimir Putin në Moskë, një marrëveshje për kredi në vlerë prej 15 miliardë dollarë, dhe uljen e çmimit të gazit natyror rus për 33%.
XS
SM
MD
LG