Ndërlidhjet

Meksiko - Gjendet në metro trupi i një gruaje të copëtuar


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet meksikane kanë gjetur trupin e copëtuar të një gruaje, që ishte futur në një valixhe në hyrje të metros në Meksiko City, raportojnë mediet e atjeshme.

Një porosi ishte lënë pranë trupit, ku shkruante se ishte “përshëndetje” nga karteli i Familjes Michoacana, shkruan gazeta Milenio duke cituar sekretarin meksikan të sigurisë publike.

Gruaja, e cila besohet se është e moshës 25-30 vjeçe, është gjetur me kokë dhe gjymtyrët e prera.

Valixheja e kaltërt, siç shkruajnë mediet lokale, ishte vendosur në shkallët e hyrjes së metros në San Antonio, në jug-perëndim të Meksiko Siti.
XS
SM
MD
LG