Ndërlidhjet

logo-print

14 vdesin, 130 lëndohen nga sulmi në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Shkon në 14 numri i të vdekurve, kurse 130 janë plagosur nga sulmi i sotëm me bombë në shtabin e policisë rajonale në veri të Egjiptit, njoftoi ministria e shëndetësisë.

Gazeta Al-Ahram citon burimet e veta të sigurisë të kenë thënë se dy bomba janë detonuar njëkohësisht, një brenda ndërtesës kurse tjetra në një makinë të parkuar jashtë stacionit policor.

“Duar e zeza prapa këtij akti duan të shkatërrojnë të ardhmen e shtetit tonë” ka thënë kryeministri Hazem al-Beblavi për televizionet lokale.

“Shteti do të bëjë të pamundurën për të ndjekur këta kriminel që ekzekutuan, planifikuar dhe ata që mbështetën këtë sulm”, shtoi shefi i qeverisë në Kajro.

Shefi i policisë për qarkun Mansoura është në mesin e të plagosurve nga sulmi, njofton administrata lokale.

Sipas këtyre autoriteteve, pjesë të ndërtesës shumëkatëshe janë shembur, që ka shkaktuar edhe lëndimin e civilëve që gjendeshin në rrugë.

Sulmi i së martës është më i madhi për nga numri i viktimave deri më tani në Gadishullin Sinai, dhe zonën e Kanalit të Suezit.
XS
SM
MD
LG