Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane dënon sulmin në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Vëllazëria Myslimane ka dënuar sulmin me bomba në kompleksin e forcave të sigurisë në qytetin Dakahlyia ku vdiqën 12 veta dhe u plagosën mbi 100 të tjerë të martën në mëngjes.

“Vëllazëria Myslimane dënon fuqishëm sulmin mbi shtabin e policisë në rajonin e Mansouras”, thuhet në një deklaratë të dërguar medieve.

Sipas këtij grupi, ky akt është sulm i drejtpërdrejt në unitetin e popullit të Egjiptit.
Vëllazëria Myslimane ka kërkuar hetim të shpejt të rastit për të gjetur fajtorët, dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë.

Pak pas sulmit, qeveria në Kajro ka shpallur këtë grup si organizatë terroriste, dhe ia mveshi fajin për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG