Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Musharafit ku akuzohet për tradhti


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Speciale e Pakistanit ka shtyrë të martën seancën ku pritej të shpallet verdikti në rastin kundër ish-sunduesit ushtarak Pervez Musharraf për tradhti.

Vendimi i gjykatës pritet të nxirret javën e ardhshme, pasi i akuzuari nuk u paraqit sot në gjykim, kurse avokati i tij tha se mosprania e tij lidhet me shkaqe të sigurisë.

Musharraf akuzohet për suspendimin e kushtetutës dhe imponimin e gjendjes emergjente në këtë shtet në vitin 2007.

Tre anëtarët e panelit gjyqësor është dashur të nxjerrin vendimin për ish liderin në seancën e sotme.

Në mungesë të tij, gjyqtarët shtyn seancën për 1 janar, dhe i kërkuan qeverisë që të rris masat e sigurisë.

Më herët gjatë ditës, avokati mbrojtës i Musharrafit tha se policia kishte gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes jashtë sallës së gjykatës, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG