Ndërlidhjet

Kina ndërton bërthamore në Pakistan në vlerë $6.5 miliardë


Ilustrim

Ilustrim

Kina zotohet të financojë me 6.5 miliardë dollarë projektin më të madh energjetik në Pakistan, ku parashihet ndërtimi i një centrali bërthamor në qytetin portual Karachi, njoftojnë zyrtarët nga Islamabadi.

Kryeministri i Pakistanit Navas Sharif, pa dhënë shumë detaje, lajmëroi muajin e shkuar se ka gjetur partner për të financuar projektin që vlerësohet të kushtojë 9.58 miliardë dollarë.

Mirëpo i njëjti nuk kishte treguar se si do të financojë ndërtimin e centralit nuklear.

Agjencia Reuters thotë të ketë parë dokumentet e financimit, ku thuhet se agjencia Kineze për Bashkëpunim Kombëtar Bërthamor (CNNC) ka premtuar dhënien e një granti në vlerë prej 6.5 miliardë dollarë për këtë projekt, i cili do të ketë dy reaktor bërthamor, secili me kapacitet 1,100 megaëatt orë.

“Kina ka besim të plotë në kapacitetet e Pakistanit për të menaxhuar një central bërthamor”, ka thënë për Reuters, Ansar Parvez, kryesuesi i Komitetit Pakistanez për Energji Bërthamore, e cila drejton projektin.

Parvez ka refuzuar të jap më shumë detaje për financimin, por tha se shteti parasheh që centrali të kompletohet deri në vitin 2019.

Me ndërtimin e kësaj fabrike të rrymës, do të prodhohet më shumë energji elektrike sesa që janë kapacitetet ekzistente të këtij lloji që operojnë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG